E enjte, 5 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Bedri Hamza kujton arrestimin e krerëve të UÇK-së: Padrejtësia nuk do ta rishkruajë historinë tonë ✦ Kurti bën homazhe te varri i Astrit Deharit: 10 vite nga mbytja e tij në burg, ende askush nuk është dënuar ✦ Soni Malaj ndez Londrën: Veshja provokuese dhe koncerti special për Festën e Pavarësisë ✦ Erisa Gashi Shtangon Me Fustan Jargavani: Një Paraqitje Sensuale Që Merr Vëmendje ✦ Gjashtë vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, Çitaku: Po punojmë për të krijuar një mbështetje më të plotë dhe të qëndrueshme juridike për ta ✦ Diona Fona Provokon me Komplekt Transparent në Prapaskenë: Një Triumf Elegance dhe Guximi ✦ Jamie Foxx Bëhet Baba Për Herë të Tretë në Moshën 58-vjeçare: Një Kapitull i Ri Gëzimi ✦ Ministri i Jashtëm i Zvicrës sot në Kosovë, kë do të takojë dhe cilat tema do të diskutohen?
Lajmet e Fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar në një gjykatë të tillë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, deklaroi se me atë që ka parë në procesin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe themeluesi i shtetit amerikan, George Washington do të ishte dënuar.

“Mendoj se duhet të gjykohet në kontekstin e represionit serb, por duhet të konsiderohet edhe në emocionet e njerëzve, çfarë kanë përjetuar në atë kohë popullata shqiptare po luftonte për jetën e vet”, deklaroi Clark në një intervistë në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

“Spastrimi etnik ishte diçka e planifikuar, ishte kundër ligjit ndërkombëtar. Dhe rezultoi pikërisht edhe në dënime. Dhe gjatë dëshmisë e kam thënë që, mund të dërgonim edhe George Washingtonin në një gjykatë të tillë. Në Deklaratën e Pavarësisë (së SHBA) thuhet se njerëzit kanë të drejtën të jetojnë aty ku duan dhe të organizojnë veten e tyre dhe nuk ka kuptim për ndëshkimin e këtyre njerëzve”.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Wesley K. Clark është një gjeneral në pension me katër yje i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili shërbeu si Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë (SACEUR) nga viti 1997 deri në vitin 2000. Ai njihet veçanërisht për drejtimin e forcave të NATO-s gjatë Operacionit “Forca Aleate” në Luftën e Kosovës në vitin 1999, një ndërhyrje që ndaloi spastrimin etnik të shqiptarëve nga ana e regjimit serb.

Pas një karriere 34-vjeçare shumë të vlerësuar në ushtri, Clark kaloi në sektorin privat dhe më pas ishte kandidat brenda Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit 2004.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *