Politikë

Kurti bën homazhe te varri i Astrit Deharit: 10 vite nga mbytja e tij në burg, ende askush nuk është dënuar

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ai për Astritin ka thënë se ishte aktivist i shkëlqyeshëm i VV-së dhe student shembullor i Fakultetit të Mjekësisë.

“10 vjet pa astritin janë shumë. janë tepër shumë për familjen, për VV-në për të gjithë ne që e njohëm e b ashkëpunuam me të por edhe shumë për Kosovën dhe mbarë shqiptarët sepse mungon edhe e vërteta e mbytjes së tij dhe e vërteta për të. 10 vite më vonë ne nuk e dimë emrin e vrasësit të Astritit, pesë prokurorë janë ndërruar gjatë rastit dhe qysh në orët e para pas mbytjes së tij, të shtunën e 5 nëntorit 2016, u patën nxituar institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe drejtësisë aso kohe që të japin konstatime para hetimeve. Kjo e rëndoi shumë situatën dhe kjo situatë e rënduar vazhdon sot e kësaj dite, përderisa askush nuk është akuzuar, arrestuar, dënuar për mbytjen e Astritit që la familjen Dehari, VV-në dhe Republikën e Kosovës pa këtë djal të jashtëzakonshëm”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Astriti ka qenë punëtor i madh të cilit i ka folur puna, dhe student i pandalshëm nga i cili ka thënë se mësonin të gjithë për shkak të talentit që kishte për organizim dhe politikë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Astriti na mungon shumë, veçse edhe ne nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi për të dhe si institucione si zyrtar shteti, si qytetar Republike jemi të gatshëm, të interesuar e vullnetshëm që të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të vihet në vend drejtësia. Lavdi Astritit për gjithë angazhimin dhe kontributin e tij i cili është udhërrëfyes për neve sot e kësaj dite dhe do të jetë për jetë e mot”, ka shtuar Kurti. 

Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: Nuk do të…

Avni Dehari në 10-vjetorin e vdekjes së Astritit:…

Hajdutët ia vjedhin veturën një qytetari në Vushtrri, Policia nis hetimet

Zhduket një burrë në Pejë, familjarët raportojnë rastin në Polici

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *