Një moment i kapur gjatë një eventi të fundit ka bërë bujë në rrjetet sociale, duke vënë në qendër ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Elijona.
E pranishme në eventin e organizuar nga reperja Tayna, ku mori pjesë së bashku me Klodi, Elijona tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në një fustan të kuq. Megjithatë, ajo që po diskutohet më së shumti nuk është vetëm pamja e saj, por një veprim i saj gjatë fjalimit të Presidentes Vjosa Osmani.
Në një video që po qarkullon online, Elijona shihet duke përdorur telefonin e saj në një moment kur Presidentja Osmani po lavdëronte sukseset e Taynës në skenën muzikore. Ky detaj nuk i ka shpëtuar vëzhguesve, të cilët kanë nisur të komentojnë dhe interpretojnë në mënyra të ndryshme këtë sjellje.
Presidentja Vjosa Osmani ishte e pranishme në event për të nderuar Taynën dhe kontributin e saj në muzikë. Pavarësisht komenteve dhe spekulimeve në rrjet, Elijona nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike.
Elijona vijon të jetë një nga ish-banoret më të ndjekura të Big Brother VIP Kosova, duke ruajtur një nivel të lartë interesi nga publiku për çdo paraqitje të saj.

