Showbiz

Albana Osmani rrëfen: Performanca më e mirë në audicione, por marrëdhënia me Arbanën mbetet thjesht kolegjale

Moderatorja e njohur shqiptare, Albana Osmani, ka qenë e ftuar në emisionin “Se luan Topi”, ku ka folur hapur për karrierën e saj dhe marrëdhëniet me kolegët, përfshirë këtu edhe prezantuesen Arbana Osmani.

Pavarsisht ngjashmërisë së mbiemrit, Albana Osmani sqaroi se mes tyre nuk ka pasur kurrë miqësi të ngushtë. “Unë nuk kam pasur asnjëherë miqësi me të, thjesht jemi kolege dhe ndonjëherë shkëmbejmë një ‘Ciao bella’. Kaq,” tha ajo, duke shtuar se ngatërrimi i emrave nga publiku mund të ketë ardhur nga rrugëtimet e tyre të ngjashme në botën e medias.

Duke folur për audicionet dhe konkurrencën, Albana nuk ngurroi të shprehej me sinqeritet për ndjenjat e saj. Ajo pranoi se në disa raste kur provonte për një program, ndiente se ishte më e mirë se koleget e saj që zgjidheshin. “Në ato raste, kam pasur bindjen se isha realisht më e mirë. Më falni për mungesën e modestisë,” u shpreh ajo.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Albana Osmani, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në ekranin shqiptar, vazhdon të jetë një figurë e dashur dhe e respektuar. Ajo ka ndërtuar një imazh të fortë falë qasjes së saj të drejtpërdrejtë dhe personalitetit të veçantë. Moderatoja mbetet një frymëzim për të rinjtë që synojnë të zhvillojnë karrierë në fushën e medias, duke dëshmuar se suksesi kërkon vetëbesim, përkushtim dhe pasion.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *