Kuriozitet

Truke të vlefshme: Eliminoni yndyrën nga dollapët e drunjtë të kuzhinës

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Yndyra e cila krijohet në dollapët e kuzhinës si pasojë e avullit nga zierja është një ndër armiqtë më të mëdhenj në kuzhinë

Nëse dollapët e kuzhinës suaj nuk pastrohen edhe aq shpesh, e dini mirë se çfarë yndyre mund të grumbullohet dhe sa është e vështirë të eliminohet.

Kemi gjetur mënyrën e volitshme dhe të thjeshtë të pastrimit të cilën mund ta provoni menjëherë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Mjetet për pastrimit

Në një shishe, e cila ka pjesën për spërkatje, përzieni një filxhan ujë, disa lugë të mëdha detergjent të enëve dhe 10 pika vaj eterik portokalli apo limoni. Këtë lëng përzieni mirë, transmeton PrishtinaPost.

Clean sticky wooden kitchen cabinets more ideas home cosiness cabinet handles

Udhëzimi për pastrim të yndyrës

Këtë lëng qiteni direkt në yndyrë. Nën dollapë vendosni një leckë të vjetër në mënyrë lëngu të mos pikë nëpër sipërfaqe.

Prisni disa minuta në mënyrë që yndyra të fillojë të shkrihet. Pastaj merrni një leckë të njomur dhe fshini mirë dollapin e kuzhinës.

Për shkëlqim edhe më të mirë përsëriteni edhe një herë gjithë procedurën.

Nëse me këtë lëng pastroni dollapët e kuzhinës suaj së paku një herë në javë, do të pengoni grumbullimin e yndyrës dhe gjithsesi pastrimi i ardhshëm do të jetë shumë më i thjeshtë. /PrishtinaPost/

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *