Politikë

Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në podkastin e tij “Petak s Dritanom”, Abazoviq tha se protestat dhe mobilizimi i studentëve përfaqësojnë një nivel të avancuar të organizimit qytetar dhe luftës demokratike, ka raportuar ‘Antenam”.

Ai theksoi se Serbia po hyn në një periudhë të vështirë të konsolidimit politik, duke paralajmëruar se sfidat kryesore për listën studentore do të jenë sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas tij, lëvizja studentore duhet të tregojë kujdes ndaj personave që mund të afrohen me pushtetin e ri për të mbrojtur interesa të caktuara dhe biznese të paligjshme.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Abazoviq tutje tha se lista studentore mund të synojë formimin e një qeverie ekspertësh.

Duke bërë krahasimin me ndryshimin e pushtetit në Mal të Zi në vitin 2020, Abazoviq tha se situata në Serbi është e ndryshme, pasi atje nuk ka pasur të njëjtën ndarje ideologjike mes blloqeve politike.

Ai u bëri thirrje qytetarëve malazezë që të marrin shembull nga mobilizimi në Serbi dhe Hungari, duke theksuar se zgjedhjet e vitit 2027 në Mal të Zi mund të sjellin ndryshimin e pushtetit.

“E kuptoj se skena politike është e neveritshme dhe se njerëzit nuk mund ta besojnë atë që po ndodh. Por, për ta ndryshuar këtë, ekziston vetëm një mënyrë”, ka deklaruar Abazoviq.

Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë,…

​Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente

Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në…

Më pak se dy kilometra rrugë, MIT jep…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *