Politikë

Më pak se dy kilometra rrugë, MIT jep tender mbi 750 mijë euro për rehabilitimin e segmentit Klinë e Epërme-Skenderaj

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Sipas letrës standarde për tenderuesin e suksesshëm, kontrata i është dhënë kompanisë me seli në Istog, me vlerë prej 751 mijë e 570 euro e 95 centë (751,570.95 €).

Projekti parasheh rehabilitimin e një segmenti rrugor me gjatësi prej 1,800 metrash, ndërsa procedura e prokurimit është zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës, me numër të prokurimit 205-26-6076-5-1-1.

Në njoftimin zyrtar thuhet se oferta e kompanisë “Granit SH.P.K.” është vlerësuar si oferta me çmimin më të ulët të përgjegjshëm.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kontrata është dhënë në mënyrë të përkohshme dhe, sipas dokumentit, nuk përbën ende marrëveshje përfundimtare deri në skadimin e afatit ligjor të ankesave.

Projekti pritet të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në këtë segment që lidh Klinën e Epërme me drejtimin e Skënderajt. 

Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për nepotizëm: Miqtë dhe…

Blick alarmon Federatën Zvicerane: Shqipëria po provon të…

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion…

Rrahmani: Korrupsion dhe nepotizëm masiv në Qeveri dhe…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *