Ish-konkurrenti i njohur i formatit televiziv ‘Big Brother VIP Kosova’, Toney, ka ndarë momente të rralla nga jeta e tij private, duke treguar publikisht partneren e tij.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Toney ka publikuar një fotografi ku shihet krah vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Edhe pse zgjodhi të mos e zbulojë plotësisht identitetin e saj, duke shfaqur vetëm një pjesë të portretit, imazhi ka mjaftuar për të ngjallur kureshtje.
Fotoja, e realizuar në stilin ‘polaroid’, tregon dorën e tij mbi timonin e një makine luksoze, ndërsa pranë saj shfaqet partnerja. Kjo nuk është hera e parë që lidhja e tij romantike bëhet publike. Muaj më parë, portali ‘Prive By Liberta Spahiu’ kishte raportuar se Toney ishte në një lidhje të re me Ega Islamin.
Dyshja duket se po shijojnë momentet e tyre së bashku, duke preferuar një qasje më diskrete dhe larg vëmendjes mediatike.


