Politikë

Rizvanolli: Kemi themeluar taskforcë për përgatitjet e dimrit, nesër pritet të hyjë në operim edhe blloku A5

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Gjatë raportimit para deputetëve, Rizvanolli ka sqaruar përgjegjësitë e institucioneve dhe ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e energjisë, duke theksuar se sigurimi dhe kontraktimi i energjisë për furnizim është përgjegjësi e furnizuesve të licencuar, ndërsa për konsumatorët e shërbimit universal këtë përgjegjësi e ka KESCO.

Ajo ka bërë të ditur se taskforca do të udhëhiqet nga Ministria e Ekonomisë dhe do të përfshijë ZRRE-në, KOSTT-in, KEK-un, KEDS-in, KESCO-n, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas Rizvanollit, taskforca do të monitorojë furnizimin me energji, do të përcjellë bilancin energjetik për dimër dhe do të përgatisë një plan veprimi me masa, përgjegjësi dhe afate konkrete. Raportimi në ministri do të bëhet çdo javë, ndërsa në rast të identifikimit të rrezikut për furnizim, raportimi do të jetë i menjëhershëm.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ministrja ka paralajmëruar se presionet në tregjet ndërkombëtare të energjisë, të ndikuara nga rritja e kërkesës dhe zhvillimet e luftës në Iran, paraqesin sfidë shtesë për furnizimin gjatë muajve të dimrit.

Ajo ka përmendur se në shtator të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, çmimi mesatar i energjisë në tregun e ditës ishte 75 për qind më i lartë në bursën hungareze HUPX, ndërsa rreth 50 për qind më i lartë në ALPEX për zonën e Kosovës.

Sa i përket prodhimit vendor, Rizvanolli ka bërë të ditur se aktualisht KEK-u është duke operuar me tri njësi gjeneruese: A3 dhe A4 të Kosovës A, si dhe B2 të Kosovës B.

Ajo ka njoftuar se nga dita e nesërme pritet të hyjë në operim edhe blloku A5.

“Gjatë këtij viti, KEK-u ka operuar me tri njësi të Kosovës A njëkohësisht për 72 ditë, që është një rritje e konsiderueshme”, ka deklaruar Rizvanolli në Kuvend. 

Haziri në 6 vjetorin e arrestimit të ish-krerëve…

Punëtori i bankës qaset pa autorizim në llogarinë…

​Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm zviceran, pritet…

Spitali i Pejës kryen për herë të parë…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *