Lajmet e Fundit

Fjolla Fetinci reagon ndaj skandalit të bullizmit në Facebook: Një histori e dhimbshme

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Skandali i grupeve të mbyllura në Facebook, ku vajza të ndryshme janë shprehur për fyerje dhe bullizëm, ka rikthyer një valë reagimesh të forta në rrjetet sociale.

Fjolla Fetinci, bashkëshortja e këngëtarit Ardian Bujupi, ka ndarë mendimin e saj për këtë situatë të ndjeshme përmes një videoje në TikTok. Ajo ka shprehur indinjatën e saj dhe ka rikujtuar periudhën e vështirë që ka kaluar, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të këtyre çështjeve me seriozitet.

Fjolla ka kritikuar ashpër ata që përpiqen të justifikojnë sjellje të tilla duke i atribuar moshës së re, duke theksuar se pas komenteve dhe fyerjeve në internet qëndrojnë individë të vërtetë, të cilët mund të kenë pësuar dëme të mëdha nga këto veprime.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Si mund të mbrojë dikush një person që për një periudhë të gjatë ka fyer dhe bullizuar dikë në mënyrën më të keqe në internet, duke e arsyetuar me ‘ajo ishte e re dhe të gjithë bëjnë gabime kur janë të rinj’?”, shprehet ajo në fillim të videos.

Fjolla vazhdon të flasë për pasojat e veprimeve të asaj kohe, duke përmendur situata kur familjarëve të vajzave u janë dërguar mesazhe të dhunshme dhe janë shpërndarë fotografi dhe histori të pavërteta.

“Si mund të kesh guximin të dalësh para mijëra njerëzve dhe të thuash gjëra të tilla, pa menduar se jetë njerëzish janë shkatërruar pjesërisht? U janë dërguar mesazhe baballarëve, familjarëve të grave të pafajshme, dhe janë shpërndarë fotografi e histori nga më të pavërtetat”, vazhdon ajo me emocione të forta.

Fjolla nuk i ka fshehur emocionet e saj teksa kujton atë periudhë të vështirë. “O Zot, njerëz, vetëm kur flas për këtë, vetëm kur mendoj se çfarë kohe ka qenë ajo atëherë… Dhe që ka ende njerëz që e mbrojnë këtë sjellje, është vërtet e çmendur”, ka përfunduar ajo.

Reagimi i saj vjen në një moment kur kjo histori është rikthyer në fokusin e publikut, pas publikimit të disa materialeve dhe pretendimeve që lidhen me një grup të mbyllur në Facebook, ku përmendet edhe Jona Krasniqi, një nga banoret e Big Brother VIP Kosova 5.

Vetëm dje, influencerja e njohur Doresa, në një intervistë ekskluzive për Prive By LS, ndau për herë të parë përjetimet e saj nga ajo periudhë, duke ngritur pretendime për bullizim të vazhdueshëm dhe duke përmendur Jonën si një nga personat e përfshirë në atë histori të dhimbshme.

Reagimi i Fjollës i shtohet diskutimeve të shumta që kanë rikthyer në vëmendje jo vetëm ngjarjet e së kaluarës, por edhe pasojat që bullizimi në internet mund të lërë te individët e prekur.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *