E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Zhduket motoçikleta nga parkingu i një objekti banesor në Fushë Kosovë, pronari siguron pamje të personave që dyshohet se e morën

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besa Besë”, ku D. B. kishte parkuar motoçikletën e tij pranë objektit banesor “Apollonia 22”.

bazuar në burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, ankuesi ka deklaruar në Polici se motoçikletën e kishte lënë në parking më 5 qershor, rreth orës 17:00-18:00, ndërsa më 7 qershor, rreth orës 14:00, kishte vërejtur se ajo nuk ndodhej më në vendin ku e kishte parkuar.

Bëhet fjalë për një motoçikletë me ngjyrë të kaltër, e cila në dokumentacion figuron e regjistruar me ngjyrë të gjelbër. Pronari ka deklaruar se për mjetin ishte kryer procedura e doganimit, por ende nuk ishte regjistruar.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Burimet kanë bërë me dije se ankuesi ka dorëzuar edhe një videoincizim të siguruar nga familjarët e tij, ku shihet motoçikleta duke lëvizur dhe duke u drejtuar nga dy persona. bazuar në dyshimeve fillestare, personat që shfaqen në pamje mund të jenë të mitur.

Vlera e dëmit të shkaktuar, bazuar në pronarit, arrin në rreth 500 euro.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *