Lajmet e Fundit

“Thika, maska, para”, policia publikon foto se çka gjeti në disa shkolla në Vushtrri

Policia ka kryer kontrolle sigurie në disa shkolla.

Me këtë rast janë kontrolluar mbi 3400 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.

“Gjatë kontrollimit, në posedim te nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një thikë, dy cigare elektrike, dy maska, dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara” thuhet në njoftimin e policisë.

463596993 848347220838871 1713412805038223753 n 1024x768

Policia ka bërë të ditur se provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent, ku për dy bankënotat e falsifikuara është iniciuar rast për vepër penale  “Falsifikim i parasë”./PrishtinaPost

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *