Lajmet e Fundit

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Kamenicë, lëndohet një person

Njoftimi i plotë:

Stacioni Policor Kamenicë me datën 28.07.2024 ka pranuar informacion se gjatë një ahengu familjar si pasojë e të shtënave me armë zjarre një person mashkull kosovar ka pësuar lëndime.

I njëjti ka pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestar i lënduari ka lëndime të lehta trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=14&loc=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fte shtena me arme ne nje aheng familjar ne kamenice lendohet nje person%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR3tf3OZwqDg9SBNCGQpB bTemYOqMjArZAMYRPXQ mXBiwk qNNJtYectY aem xoZVWgq7obEPtoHMLxpAuw&referer=http%3A%2F%2Fm.facebook

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar katërmbëdhjetë (14) gëzhoja të armës si dhe dy(2) armë zjarri të kalibrit 9mm, të cilat do të përdorën provë materiale për gjykatën. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari i këtij rasti mashkull kosovar i vitit të lindjes 1971 është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me që jemi në sezonin kur jemi të bashkuar për të ndarë kohë të mirë dhe gëzime familjare, u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve. Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=14&loc=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fte shtena me arme ne nje aheng familjar ne kamenice lendohet nje person%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR3tf3OZwqDg9SBNCGQpB bTemYOqMjArZAMYRPXQ mXBiwk qNNJtYectY aem xoZVWgq7obEPtoHMLxpAuw&referer=http%3A%2F%2Fm.facebook

Ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjithë, andaj ,,Festoni me zemër, jo me armë’’.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *