Showbiz

Kurti pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së: Kjo është padrejtësi e papranueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Kurti e ka cilësuar vendimin si “padrejtësi të papranueshme”, duke kërkuar që ai të ndryshohet në procedurën e apelit.

“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për katër ish krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”, ka shkruar Kurti.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Sipas tij, fakti që aktgjykimi është shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës nuk nënkupton se ai përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

“Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit”, ka deklaruar ai.

Kurti ka theksuar se vendimi nuk është përfundimtar dhe se duhet të shqyrtohet në shkallën e apelit.

“Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit dhe atë sa më parë”, ka shkruar kryeministri.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së gjatë procedurës së apelit.

Kurti ka pretenduar gjithashtu se disa nga akuzat më të rënda që lidhen me UÇK-në nuk janë provuar në proces.

“Pretendimet e akuzave të ekzagjeruara e absurde mbi të cilat është arsyetuar ngritja e Dhomave të Specializuara, duke nisur prej Shtëpisë së Verdhë e trafikimit të organeve, nuk ka mundur të ngritej nga vetë Prokuroria, për shkak të mungesës së provave”, ka shkruar ai.

Sipas Kurtit, aktgjykimi nuk përbën gjykim ndaj luftës së UÇK-së si tërësi.

“Aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara rrëzoi pretendimin më të rëndë që ka mbetur në aktakuzë: se UÇK-ja kishte kryer një sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se përfundimet dënuese lidhen me akuza konkrete për krime lufte dhe se këto konstatime, sipas tij, do t’i nënshtrohen shqyrtimit në apel.

Kurti ka kritikuar gjithashtu mandatin dhe mënyrën e funksionimit të Dhomave të Specializuara, duke pretenduar se drejtësia është përqendruar vetëm te njëra palë e konfliktit.

“Kur në bankën e të akuzuarve gjenden vetëm pjesëtarët e një etnie, ndërsa aparati shtetëror që kreu masakra, dëbime dhe krime gjenocidale të palës tjetër mbetet jashtë juridiksionit, krijohet në mënyrë të pashmangshme pamja e një drejtësie njëetnike”, ka deklaruar ai.

Kryeministri ka bërë të ditur se Kosova do të vazhdojë mbështetjen institucionale për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin në procedurën e apelit.

“Kosova do të vazhdojë të mbështesë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin në procedurën e apelit, në mbrojtje të plotë, dinjitoze dhe institucionale”, ka shkruar Kurti.

Në fund të reagimit, Kurti ka theksuar se aktgjykimi, nuk mund të shndërrohet në gjykim të arsyes së krijimit të UÇK-së.

“Sot u gjykuan akuza dhe veprime të caktuara; nuk u gjykua dhe nuk mund të dënohet arsyeja pse lindi UÇK-ja e as të njolloset ajo”, ka përfunduar Kurti.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *