Siç dihet deri më tani, rasti ka ndodhur më 2 nëntor të këtij viti.
Sipas informacioneve, prindërit e të miturës ishin të ndarë dhe vajza qëndronte herë pas here te babai i saj. Gjatë intervistimit, në kushte të përshtatshme për trajtimin e fëmijëve, ajo ka deklaruar se ishte përballur me ngacmime seksuale në forma të ndryshme, raporton Sinjali.
Rasti ishte raportuar edhe përmes raportit 24 orësh ku thuhet se i dyshuari është arrestuar.
“Pejë / NN. Më 02.11.2026 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet që e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është intervistuar viktima femër kosovare dhe dëshmitarja femër kosovare. Pas kontrollit të banesës së të dyshuarit mashkull kosovar në cilësi të provave materiale është sekuestruar një llap-top dhe dy telefona celularë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në media është raportuar se vajza e mitur është vendosur në strehim të sigurt nën përkujdesjen e institucioneve kompetente.
Duel gjigantësh në Stamboll: Fenerbahçe përballet me Liverpoolin
Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për…
Shpërthen një mjet piroteknik në një shkollë në…
Ishte duke marrë ndihmë sociale në Austri, por…
