Lajmet e Fundit

Trajneri shqiptar thotë se është “privilegj” organizimi i kampionatit Europian U21 me Serbinë

Përzgjedhësi i Shqipërisë U21 Alban Bushi thotë se nuk i intereson se bashkëpunojnë me Serbinë për ta organizuar Kampionatin Evropian “Euro 2027 U21”.

Ai në konferencë për shtyp e vlerësoi si privilegj të madh për Shqipërinë organizimin e këtij evropiani, ngase sjellë shumë të ardhura.“Organizimi i Euro U21 nuk më intereson se organizohet me Serbinë apo dikë tjetër, pasi sjell shumë të ardhura”.“Është privilegj i madh për Shqipërinë”, deklaroi ai.Bushi është trajneri i cili ka marrë shumë talentë nga Kosova duke i dërguar te Shqipëria. Rastet e fundit kanë qenë Medon Berisha e Adrion Pajaziti, tani që luajnë te ekipi A i “Kuq e Zinjve”.Sidoqoftë, ai është duke vazhduar të provojë t’i bind talentët e Kosovës për t’iu bashkuar Shqipërisë, ku futbollisti i radhës që e ka në “radar” është Luan Simnica.Ndër të tjera, Bushi fajësoi “ekipin A të Shqipërisë” që ua ka marrë disa lojtarë, kësisoj kanë “dështuar” të kualifikohen në këtë Kampionat Evropian.

“Ne kishim shumë dëmtime si Shpendi që na prishi punë. Ekipet e tjera marrin lojtarë nga Kombëtarja A dhe i zbresin poshtë”.“Kombëtarja A na penalizoi në ndeshjen me Malin e Zi, takim që e humbëm dhe ishte determinant për vendin e dytë. E humbëm në fund fare në minutën e 92-të, por na duheshin lojtarët e talentuar që i dërguam te Kombëtarja e madhe.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Fetai, Simoni e Pajaziti kanë marrë eksperiencë shumë të mirë nga ne, që kur të shkojnë te Sylvinho të jenë të përgatitur sa më shumë. Objektivi ynë kryesor është dërgimi i talenteve tek të rriturit. Potenciali ynë më i madh është nga shqiptarët që vijnë nga jashtë”

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *