Ekonomi

S’ka kolona kamionësh në Merdarë

Sipas të dhënave të përditësuara disa minuta më parë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nuk ka fare fluks në pikë kalimet kufitare me Serbinë, sa i përket kategorisë së kamionëve.

Sot hyri në fuqi vendimi për heqjen e ndalesës së importimit të mallrave të prodhuara në Serbi, dhe i menjëhershëm ka qenë fillimi i transportimit të tyr.

Megjithatë, fluksi i hyrjeve të kamionëve nuk ka qenë i madh.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Momentalisht, ka zero metra kolonë në Merdarë, teksa pritja, si për vetura, ashtu edhe për kamionë, është 3 deri në 5 minuta.

Ndërkohë, edhe zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci konfirmoi se maunet me mallra që kanë origjinë nga Serbia kanë qarkulluar pa ndonjë problem, por numri i tyre gjatë ditës së sotme ka qenë i vogël.

Vet ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha sot gjatë ditës se, bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë nga ana e MPB-së, në pikëkalimin kufitar në Merdarë, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë.

Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika !

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *