Ekonomi

“100 % i bindur, Shqipëria në BE brenda kësaj dekade”, Rama: Bashkimi me Evropën, rrugë me dy korsi

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryeministri Edi Rama thotë se bashkimi me Evropën është si një rrugë me dy korsi, korsia e punës së përditshme të reformave dhe korsia politike.

Gjatë bisedës së zhvilluar sot në Podcastin e tij ku të ftuar kishte ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila e njeh mirë dhe ka qenë në hapat e rrugës së Shqipërisë drejt BE, Rama tha se hapja e negociatave për grup-kapitullin “Themeloret” është tejet e rëndësishme dhe sjell përfitime.

“Ky podcast i kushtohet ditës më të rëndësishme, historike, në kuptimin e plotë të fjalës, të misionit tim, qysh se më keni besuar privilegjin e udhëheqjes së Shqipërisë sonë të përbashkët. Bashkimi me Evropën është një rrugë me dy korsi: korsia e punës së përditshme të reformave, masave dhe vlerësimeve faktike dhe teknike që bëhen në Komisionin Evropian dhe është korsia politike, sepse ajo është një familje politike që vendos përtej atyre që janë kritere objektive”, tha Rama.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ai theksoi edhe një herë se brenda kësaj dekade Shqipëria do të anëtarësohet patjetër në BE, raporton Tch.

“Jam i bindur 100%”, tha ai.

“BE është hapësira e lirisë së garantuar individuale dhe kjo nuk negociohet, nuk blihet dhe nuk shitet për asnjë gjë. E dyta për rendin ligjor, atë që ne po përpiqemi ta ngremë për herë të parë në historinë tonë, një rend ligjor demokratik dhe për demokracinë funksionale patjetër që është një ushtrim që ka gjithë vështirësitë e veta dhe sot po shfaq dobësitë e veta dhe në vetë BE-në”, u shpreh Rama.

Videoframe

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *