Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Sinan Hoxha, organizoi një festë madhështore për të shënuar 90-vjetorin e babait të tij. Ky moment jubilar, i cili mblodhi familjen në një atmosferë plot gëzim, u bë edhe më i veçantë falë dedikimit muzikor të Sinanit.
I njohur për respektin ndaj traditës dhe familjes, Sinan Hoxha zgjodhi dhuratën më të çmuar për babain e tij: një performancë live. Këngëtari mori mikrofonin dhe këndoi për të atin, i cili u ul në vendin e nderit gjatë festës.
Në këtë ditë të shënuar, u bë edhe më e dukshme dashuria dhe respekti që gëzon kryefamiljari. Gruaja e Sinanit, Andrra, i shprehu vjehrrit urimin e saj përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale: “Gëzuar 90-vjetorin vjehrri me zemrën më të madhe në këtë botë”, duke theksuar lidhjet e forta familjare dhe dashurinë e përbashkët.


