Lajmet e Fundit

Shqetësuese: Nxënësi 15-vjeçar i shkollës kapet me thikë

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe brenda institucioneve arsimore e në afërsi të tyre, shkruan Gazeta Prishtina Post.

Një dukuri e tillë, mjaft alarmante është vërejtur në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet, ku një nxënës është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.

Burimet e Gazetës Prishtina Post kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar thikën e nxënësit, pasi rasti u raportua nga drejtoria.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Nxënësi i moshës 15-vjeçare, është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar si i dyshuar lidhur me rastin, në prani të prindit të tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *