Një tension i papritur ka përfshirë botën e sportit shqiptar, pasi Drilon Rama, i njohur për fitoren e tij në “Big Brother VIP Kosova”, ka sfiduar publikisht boksierin profesionist Amarildo Bakaj për një përballje në ring. Ky duel i mundshëm vjen pas disa komenteve që Bakaj kishte bërë gjatë pjesëmarrjes së Ramës në reality show-n televiziv.
Drilon Rama, duke theksuar krenarinë e tij si shqiptar dhe duke u shprehur kundër thashethemeve, ka deklaruar: “Ti e din kur unë kam qenë në BBVK çka ke fol për mu. Edhe unë jam gjak shqiptar si ti, jam krenar që jam shqiptar. S’kam qejf me u rreh me shqiptar, po janë do njerëz që e lypin edhe s’e la kërkon me fol për mu kundër. Masi je boksier edhe ti, ta kryjm këtë punë si dy boksiera.”
Reagimi i Amarildo Bakajt nuk ka vonuar. Ai ka akuzuar Ramën se po kërkon vëmendje dhe famë përmes kësaj sfide, duke e cilësuar si një përpjekje për të krijuar përçarje mes shqiptarëve. “Ora 3 e natës, s’më kap gjumi prej inati. Unë Rambo interneti, e? Shumica nuk e kan kuptuar dhe mendojn se unë i kam kërkuar ndeshje. Unë kurrë s’do t’i kërkoja ndeshje një shqiptari,” është shprehur Bakaj.
Boksieri ka treguar gjithashtu se ka tentuar të kontaktojë Ramën për të diskutuar një ndeshje, por pa sukses. Ai ka theksuar edhe diferencën e konsiderueshme në peshë mes tyre (ai 87 kg kundrejt 72 kg të Ramës), duke shprehur gatishmërinë për të ulur peshën e tij për të realizuar këtë sfidë. “Ky 72 kg, unë jam 87. Me zor jam ul në ndeshjen e fundit 82. Unë deri në këtë peshë ulem dhe ta plotësoj dëshirën me të ba shembull,” ka thënë Bakaj, duke nënvizuar shqetësimin e tij për këtë situim si një përpjekje për të ndarë shqiptarët, “Kjo është përçarje Kosovë-Shqipëri, qa ka ba ky,” ka përfunduar ai, duke lënë të hapur mundësinë për një përballje të mundshme.


