E premte, 6 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Seanca konstituive, Tahiri: Qëllimi është të bëhet një akt jokushtetues për të blerë kohë

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se diskutimi i mbrëmshëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) ka qenë që qasja e opozitës ndaj zhvillimeve në Kuvend të jetë e përbashkët.

Tahiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) se po tallet me procedurat dhe se, bazuar në tij, ka në agjendë zgjatjen e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

“E kanë në agjendë politike me zgjat afatin kushtetues… është jopërgjegjësi, mashtrim, është haj medet”, deklaroi Tahiri.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Deputeti i AAK-së ka deklaruar se, bazuar në tij, qëllimi i LVV-së është që fillimisht të ndërmarrë një veprim jokushtetues, ndërsa më pas opozita ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke krijuar kështu hapësirë për kohë shtesë për marrëveshje politike.

“Qëllimi është të bëhet një akt jokushtetues, që të mund të blihet kohë dhe të rritet presioni për një marrëveshje politike”, deklaroi Tahiri.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *