Politikë

Rrahmani i përgjigjet Kurtit: Unë i mbaj mendtë te fëmijët e Kosovës, ai vajzën e shkollon në Norvegji

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në një lidhje direkte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Rrahmani ka komentuar deklaratën e Kurtit, i cili gjatë seancës i tha që t’i mbajë mendtë diku tjetër, pasi sipas tij, ai vazhdimisht rikthen temat e seksit, gjinisë dhe orientimit seksual.Rrahmani i përgjigjet Kurtit: Unë i mbaj mendtë te fëmijët e Kosovës, ai vajzën e shkollon në Norvegji

Rrahmani tha se shqetësimi i tij lidhet me atë që mësojnë fëmijët në shkollat publike të Kosovës, duke përmendur edhe djalin e tij, i cili vijon mësimin në një shkollë pranë Kuvendit.

“Unë i mbaj mendtë te fëmijët, se çka kanë me mësu në fillim për djalin tim që e kam në shkollë publike këtu afër Kuvendit, nja 100 metra larg, edhe për atë se çfarë u shpjegojnë dhe çka kanë me ua shpjegu mësimdhënësit, të cilët i ka trajnuar Albin Kurti”, ka thënë Rrahmani.

SPONSORIZUAR
Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
GENERAL

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund

Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com

REZERVO TANI →

Ai ka përmendur edhe vajzën e kryeministrit, duke thënë se ajo shkollohet në Norvegji, ndërsa ka kritikuar qasjen e Kurtit ndaj kësaj çështjeje.

“Kryeministri nuk i mban mendtë se çka kanë me mësu fëmijët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, për shkak se vajzën e ka tu u shkollu në Norvegji. Dhe absolutisht që qasjen e tillë e kam paraparë nga ana e kryeministrit, për shkak se angazhimi i tij është pikërisht që këtë me ua ofru fëmijëve të këtij vendi, përderisa vajzën e tij e ka larguar prej vendit dhe e shkollon jashtë Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Rrahmani ka thënë se kjo temë do të vazhdojë të jetë pjesë e diskutimeve të tij në Kuvend.

“Këtë temë ka me pasë diskutim për katër vjet në Kuvend, sepse nuk kam me leju që agjenda e tij kundër familjes tradicionale me ecë përpara”, është shprehur deputeti i PDK-së.

Sondazhi i fundit: Serbët refuzojnë BE-në nëse u kërkohet njohja e Kosovës

SPONSORIZUAR
Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
GENERAL

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund

Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com

REZERVO TANI →

“Të Bashkuar për Shqipërinë” – studentë dhe përfaqësues…

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi shpallen “Nderi i…

Si është gjendja shëndetësore e gruas së Jakup…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *