Politikë

Çështja e Apelit, kur pritet të merret vendimi i shkallës së dytë nga Specialja për ish-krerët e UÇK-së?

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Që nga shpallja e vendimit, ekipet mbrojtëse kanë paralajmëruar se do ta kundërshtojnë atë në Gjykatën e Apelit në Hagë, duke i cilësuar dënimet me burgim të padrejta dhe duke pretenduar se gjatë procesit ka pasur parregullsi.

Ndërsa afati po afrohet, Prokuroria e Specializuar, e cila gjithashtu kishte paralajmëruar apelimin e aktgjykimit, nuk ka dhënë detaje për qëndrimin e saj.

Në një përgjigje për RTK-në, ZPS-ja ka thënë se ky informacion nuk është për publikun.

Se si zhvillohet procedura në shkallën e dytë të gjykimit dhe çfarë kompetencash ka Gjykata e Apelit, e shpjegojnë avokatët e akredituar nga Specialja.

“Gjykata e Apelit merret më shumë me shkresat, parashtresat, ankesat, mirëpo nuk thërret dëshmitarë të dëgjohen, me përjashtim nëse për ndonjë dëshmitar ka kërkesë nga ana e prokurorit apo avokatëve. Atëherë gjykata vendos a do të ketë zgjerim apo hapje të hetimit gjyqësor në Apel apo jo, mirëpo nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka në çka të ndikohet në ndryshim të provave”, tha Skënder Musa, avokat i akredituar.

SPONSORIZUAR
Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
GENERAL

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund

Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com

REZERVO TANI →

Ndërkaq, avokati Adrianit Ibrahimi vlerëson se, nëse procedura zhvillohet brenda afateve të parapara dhe nuk ka zgjatje të tyre, vendimi i Apelit mund të merret në pranverën e vitit 2027.

“Afati për ta shqyrtuar ankesën në parim është 60-ditor, mirëpo është problem të parashikohet vendimi. Nëse respektohen afatet si të tilla dhe nuk zgjaten, në pranverën e vitit të ardhshëm ish dashtë me pasë një vendim sa i përket ankesës. Mirëpo, kjo nuk mund të përcaktohet tani, sepse janë afate që mund të zgjaten në bazë të rrethanave, ashtu siç u zgjat afati i parë”, tha Adrianit Ibrahimi, avokat.

Ndërkohë, përveç aktgjykimit në rastin kryesor, mbrojtja e Hashim Thaçit ka paralajmëruar apel edhe ndaj dënimit prej 17 muajsh burgim në rastin për pengim të drejtësisë.

SPONSORIZUAR
Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
GENERAL

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund

Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com

REZERVO TANI →

Në një parashtresë të dorëzuar në Gjykatë, avokatët kanë kundërshtuar mënyrën e llogaritjes së kohës së kaluar në paraburgim, duke argumentuar se, po t’i ishte llogaritur Thaçit paraburgimi që nga dhjetori i vitit 2024, dënimi prej 17 muajsh do të konsiderohej i vuajtur dhe ai do të duhej të lirohej.

Nurije Sylaj vendos të mbrohet në heshtje, nuk…

Kryetari i Fushë Kosovës kërkon dorëheqjen e drejtorit…

Mbrëmje magjike për Egnatian, skuadra shqiptare triumfon në Evropë

“Rezoluta 1244…” – Ushtarakë të Serbisë zbarkojnë në…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *