Shpallje Pune 📍 Prishtinë Publikuar më 21.11.2026

KONKURS PUNE – 3 GAZETARË/E PRAKTIKANTË/E

Kontakti Prishtina Post

Përshkrimi i pozitës

KONKURS PUNE – 3 GAZETARË/E PRAKTIKANTË/E

Prishtina Post | Prishtinë

Prishtina Post hap konkurs për angazhimin e 3 gazetarëve/e praktikantë/e, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në gazetari, informim dhe media digjitale.

Kjo është një mundësi për të rinjtë që kanë interesim për gazetarinë, janë kreativë, komunikues dhe dëshirojnë të fitojnë përvojë praktike në një redaksi profesionale.

Përgjegjësitë:
– Hulumtimi dhe identifikimi i temave me interes publik.
– Përgatitja dhe shkrimi i lajmeve dhe artikujve informativë.
– Përcjellja e zhvillimeve ditore në Kosovë dhe më gjerë.
– Verifikimi i informatave dhe burimeve para publikimit.
– Përgatitja e përmbajtjes për portalin dhe platformat e rrjeteve sociale.
– Bashkëpunimi me ekipin editorial të Prishtina Post.

Kriteret e kërkuara:
– Interesim i sinqertë për gazetarinë dhe median.
– Aftësi të mira të komunikimit dhe shkrimit në gjuhën shqipe.
– Njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit dhe internetit.
– Përgjegjësi, kreativitet dhe gatishmëri për të mësuar.
– Aftësi për të punuar në ekip.
– Përvoja paraprake në gazetari përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme.

Çfarë ofrojmë?
– Përvojë praktike në një redaksi aktive.
– Mentorim dhe udhëzim nga ekipi editorial.
– Mundësi për të zhvilluar shkathtësitë në shkrim, hulumtim dhe raportim.
– Njohje me procesin e plotë të përgatitjes dhe publikimit të lajmeve.
– Mundësi për angazhim të mëtejshëm në redaksi, bazuar në performancë dhe nevojat e portalit.

Si të aplikoni?

Të interesuarit mund të dërgojnë:

– CV-në e tyre.
– Një prezantim të shkurtër rreth vetes dhe motivimit për gazetari.
– Nëse kanë, një shembull të ndonjë artikulli apo shkrimi të realizuar më parë.

Aplikimet dërgohen në: info@prishtina-post.com

Subjekti i emailit: Aplikim për Gazetar/e Praktikant/e

Vendi i angazhimit: Prishtinë
Numri i pozitave: 3

Prishtina Post mirëpret aplikimet nga të gjithë të rinjtë që kanë pasion gazetarinë dhe dëshirë për të qenë pjesë e një redaksie që synon informimin e përgjegjshëm dhe profesional.

Bëhu pjesë e Prishtina Post!

Afati i aplikimit: 30.11.2026

Prishtina Post Lajmet e fundit nga Kosova Politikë, sport, showbiz dhe kronikë, të përditësuara çdo ditë. Lexo lajmet → Prishtina Real Estate Po kërkon shtëpinë tënde? Banesa, shtëpi, toka dhe lokale me qira ose në shitje. Shiko pronat →