Showbiz

Roberto Carlos, legjenda e futbollit, raportohet se është konvertuar në Islam

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Roberto Carlos, emër legjendar në botën e futbollit brazilian dhe botëror, raportohet se është konvertuar në fenë islame. Sipas mediave turke, ky transformim shpirtëror ka ndodhur rreth katër javë më parë në Brazil.

Lajmin e ka bërë publik Ali Shahin, një deputet turk nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), i cili gjatë një vizite në Sao Paulo, ka takuar përfaqësues të komunitetit mysliman brazilian. Shahin citon Sheikh Jihad Hammadeh, një figurë e njohur myslimane në Brazil dhe nënkryetar i Shoqatës Kombëtare të Juristëve Islamë (ANAJI), si burimin e informacionit.

Sipas deklaratave të Hammadeh për median turke, Roberto Carlos kishte qenë në kontakt me të prej kohësh dhe e kishte vizituar rreth një muaj më parë. Gjatë kësaj vizite, ish-ylli i futbollit thuhet se ka shqiptuar shehadetin, duke u bërë kështu pjesë e fesë islame. Ky njoftim u bë publik nga deputeti Shahin nëpërmjet rrjeteve sociale, pas një takimi të zhvilluar në Ligën Bamirëse Rinore Islamike të Brazilit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Carlos, 53 vjeç, i njohur si një nga mbrojtësit më të mirë të majtë në historinë e futbollit, ka pasur një karrierë të suksesshme, duke luajtur për klube të mëdha si Real Madrid dhe Fenerbahçe. Ai së fundmi është martuar me Suhayla At Tohiri, një agjente futbolli me origjinë marokene.

Deri më tani, vetë Roberto Carlos nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për të konfirmuar ose mohuar këto raportime.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *