Politikë

​Hoti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çdo neglizhencë institucionale do të trajtohet sipas ligjit

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Hoti, ministria e të cilit ka përgjegjësi edhe për Qendrat për Punë Sociale në Kosovë, theksoi se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ai nga tryeza e diskutimit e organizuar nga Forumi Ekonomik i Grave, tha se rasti duhet të hetohet në detaje, ndërsa çdo përgjegjësi eventuale do të trajtohet sipas ligjit.

“Ajo familje, të jeni të sigurt që çka do që është në dorën e institucionit që udhëheq unë, si ministri, pa kursyer asgjë dhe askënd, do të veprojmë konform legjislacionit në fuqi. Jam shumë i bindur që edhe qeveria e Kosovës dhe e dini, edhe diskutimet publike që kanë qenë, që janë tu marrë masa, janë tu bërë raportet, duke hetuar rastin, sepse ne pavarësisht dhimbjes që e kemi, ne duhet të hetojmë rastin detaj për detaj. Dhe unë jam i bindur që secili varg zinxhiror apo në një formë tjetër, neglizhencës apo qëllimit dorë në këtë rast do të trajtohet konform institucionit në fuqi”, tha Hoti.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ndërkohë që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deri në ora 18:00 të së enjtes, kanë kohë që të dorëzojnë raportin e kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, për të kuptuar se ku ka qenë dështimi institucional në vrasjen e Arlinda Zekajt.

Apeli sqaron pse një pjesë e seancës për…

Asnjë dorëheqje| Kuvendi themelon komision hetimor teksa pezullohen…

Carrick konfirmon besimin te Bruno Fernandes: Do të vazhdojë të jetë kapiten

Kadrijaj alarmon për rrezikun e mbylljes së 15…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *