Showbiz

Rasti i policit në Prizren, mbesa e tij del me deklaratë publike

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Tragjedia që tronditi opinionin publik me ndarjen nga jeta të pjesëtarit të NJRSH-së në Prizren, Shaban Hajdari, ka ngritur pikëpyetje të shumta dhe ka nxitur një valë të madhe thashethemesh e aludimesh në rrjetet sociale.

Teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së rëndë në Morinë të Kukësit, reagimet online duket se e kanë rënduar edhe më shumë situatën për familjarët e të ndjerit.

Së fundmi, përmes një deklarate publike, ka reaguar mbesa e Shabanit, e cila ka thyer heshtjen për t’u bërë thirrje të gjithëve që të ndalin spekulimet dhe të tregojnë konsideratë njerëzore në këto ditë të vështira zie.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Në këto momente jashtëzakonisht të vështira për familjen, ju lutem të gjithëve të tregoni kujdes dhe përgjegjësi në komentet dhe aludimet që po qarkullojnë. Dhimbja që po përjeton familja është e madhe dhe çdo fjalë e pavërtetë apo spekulim vetëm sa e rëndon edhe më shumë këtë situatë.”

Në mesazhin e saj, ajo u drejtohet posaçërisht atyre që e kanë njohur zyrtarin e policisë nga afër, duke i ftuar të mos bëhen pjesë e gjykimeve të pabazuara. Fokus të veçantë i ka kushtuar mbrojtjes së bashkëshortes së të ndjerit, Gylgjanit, ndaj së cilës janë drejtuar shumë nga komentet dashakeqe në internet.

“Për familjen tonë, Gylgjani nuk ka qenë kurrë thjesht nusja e shtëpisë. Ajo ka qenë dhe mbetet motër, shoqe, bijë e kësaj familjeje dhe një shembull i mirësisë, i respektit dhe i përkushtimit. Për vite me radhë ajo dhe Shabani ndërtuan një jetë të bukur së bashku, një familje që shumë njerëz e shihnin me admirim.”

Ajo ka nëvizuar se në këto çaste tragjike, e veja e të ndjerit ka nevojë për lutje, mbështetje dhe qetësi, e jo për gjykime apo fjalë që lëndojnë.

“Në këto çaste, ajo ka nevojë për mbështetje, lutje dhe respekt, jo për fjalë që lëndojnë. Ju lutem, mos e shtoni dhimbjen e kësaj familjeje me komente të pamenduara. Le ta lëmë të vërtetën t’u takojë institucioneve dhe atyre që janë përgjegjës për zbardhjen e çdo rrethane.”

Me këtë reagim emocional, familja kërkon nga publiku që respekti për kujtimin e Shabanit dhe për familjen e tij të vihet mbi çdo aludim apo kërkim për sensacion, duke i lënë organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *