Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Maqedonci është ftuar si panelist në një debat të nivelit të lartë me temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse?”, transmeton lajmi.net.
Në këtë panel, ministri kosovar ka diskutuar së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Gjermanisë për kërcënimet që paraqesin ndërhyrjet dhe ndikimi rus, si dhe për sfidat me të cilat përballet siguria evropiane.
Gjatë diskutimit është theksuar edhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Konferenca e Sigurisë në Berlin mbledh përfaqësues të lartë politikë, diplomatikë dhe ushtarakë nga vende të ndryshme për të diskutuar zhvillimet dhe sfidat në fushën e sigurisë.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Kosova mbetet e përkushtuar në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe në kontributin për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, në bashkëpunim me partnerët strategjikë.
KFOR: Çështja e hapjes së Urës së Ibrit…
Vajzat nuk përmbahen, debati i ashpër mes Zojës dhe Anjezës
Shala i kundërpërgjigjet Pacollit, kjo e fundit i…
West Hami emëron trajnerin e ri
