Përmes një postimi, Hargreaves ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për çështjet që prekin Kosovën dhe rajonin më të gjerë, transmeton lajmi.net.
Një pjesë e diskutimit, sipas ambasadorit britanik, iu kushtua edhe rolit të Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Procesin e Apelit pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Hargreaves ka theksuar rëndësinë e këtij grupi në garantimin e vazhdimit të përkushtimit të Kosovës ndaj obligimeve ekzistuese ndërkombëtare dhe respektimit të sundimit të ligjit.
Një diskutim i vlefshëm me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, lidhur me partneritetin ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, si dhe çështjet me të cilat përballen Kosova dhe rajoni më i gjerë.
Gjithashtu, diskutuam për rolin e rëndësishëm të Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Procesin e Apelit pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, në mënyrë që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj obligimeve të saj ekzistuese ndërkombëtare dhe të vazhdojë të respektojë sundimin e ligjit.
Dyshohet se shiti mbi 110 armë zjarri dhe…
Zelensky nderon Melania Trumpin me çmimin më të…
IKD alarmon për gjendjen e sundimit të ligjit:…
Platforma “Liria Ka Emër” të enjten mban konferencë për media
