E nisën stinorin me Astrit Fazliun. Vazhduan për pesë xhiro duke e rikthyer Leotrim Krasniqin në ekip, por rezultatet nuk erdhën. Tani, kanë bërë të ditur që kanë rikthyer trajnerin i cili i ngriti këtu ku janë dhe që njeh shumë mirë klubin.
Dinamo e Ferizajit do të vazhdojë kampionatin me trajnerin Burim Qerkini, me të cilin shkruan histori duke ardhur në Ligë të Parë.
“Ka njerëz që nuk janë thjeshtë pjesë e një klubi, por janë pjesë e identitetit dhe historisë së saj dhe një prej tyre është Burim Qerkini.
Burim Qerkini e njeh Dinamon, e njeh ambientin, e njeh futbollin dhe mbi të gjitha e ndienë këtë klub. Drejtuesit e FC Dinamo Ferizaj kanë vendosur për rikthimin e tij në pozitën e kryetrajnerit!
Besimi, përvoja dhe përkushtimi janë vlera që duhen vlerësuar.
Për të ecur përpara, duhet t’u besosh përsëri njerëzve që e njohin rrugën!” — shkroi KF Dinamo në njoftim.
