E mërkurë, 28 Tetor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Kryeprokurori Gashi ricakton tri lëndë të rastit të Arlinda Zekajt, hetohen edhe veprimet institucionale ✦ Paris Guri për deklaratën e Donika Gërvallës: Ishte skandaloze, qeshte në një ditë zie ✦ Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës ✦ EULEX dënon fuqishëm vrasjen e Arlind Zekajt: Femicidi është shkelje e rëndë e të drejtave të grave ✦ Xhafer Tahiri: Prokuroria Speciale pushoi hetimet në dy raste ndaj meje, përgjegjësit për lajmërim të rrejshëm do të japin llogari ✦ Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, por rishqyrtimi ende nuk ka nisur ✦ Konflikti, Valon Ademi thyen heshtjen: Ose unë, ose Behgjet Pacolli duhet të mbajmë përgjegjësi para SPAK-ut. Aeroporti i Vlorës s’do jetë kurrë pronë e Kulibajev ✦ Prokuroria Speciale konfirmon për Lajmi.net se ka pushuar hetimet ndaj Faton Pecit për rastin e granteve
Lajmet e Fundit

Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn, eshtrat e të cilit u gjetën pas 27 vitesh në një varr masiv në Zubin Potok

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn, eshtrat e të cilit u gjetën pas 27 vitesh në një varr masiv në Zubin Potok
Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn, eshtrat e të cilit u gjetën pas 27 vitesh në një varr masiv në Zubin Potok

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe në nderim të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj, eshtrat e të cilit u gjetën në një varr masiv në Zubin Potok, pas 27 vitesh.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vlerësuar jetën, veprën dhe sakrificën e Rrecajt, duke theksuar kontributin e tij për Kosovën në periudhat më të vështira.

“Madhështia e njerëzve si Idriz Rrecaj qëndron pikërisht këtu, ata nuk pritën që liria të vinte për t’i shërbyer Kosovës. I shërbyen atëherë kur kjo mund t’u kushtonte gjithçka”, ka shkruar Rama.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ai ka shprehur respekt dhe mirënjohje për familjen Rrecaj, e cila për 27 vjet është përballur me dhimbjen dhe pasigurinë për fatin e familjarit të saj.

“Respekt dhe mirënjohje të thellë për familjen Rrecaj, e cila për 27 vjet e përballoi me dinjitet dhimbjen e mungesës dhe pasigurinë për fatin e më të dashurit të saj”, ka theksuar ai.

Rama ka deklaruar se gjetja e eshtrave të Rrecajt në një varr masiv në Zubin Potok është dëshmi se krimet e luftës nuk mund të fshihen me kalimin e kohës.

“Gjetja e eshtrave të tij në një varr masiv në Zubin Potok është dëshmi se koha nuk i fshin krimet e luftës”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

Në fund, Rama ka theksuar se, pavarësisht zhdukjes fizike, vepra dhe ideali i Idriz Rrecajt do të mbeten të paharruara.

“Idriz Rrecajn e zhdukën fizikisht, por nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij. Lavdi e përjetshme!”, ka përfunduar Rama.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *