E enjte, 17 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

“Qe ku është hajni, mashtruesi”, Gucati për Kurtin para qytetarëve në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë gjithëpopullore për nesër në Prishtinë, në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta është pararaportimëruar të mbahet në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në tubim.

Gjatë qëndrimit në sheshin e Prishtinës, Gucati është përfshirë edhe në një debat me një qytetar, i cili i ka drejtuar disa pyetje lidhur me situatën politike dhe vendimin e Hagës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“A bën unë me ta dhënë një propozim?”, e pyeti qytetari Gucatin.

“Pesë propozime. Shkruaj pesë propozime në letër, unë t’i marrë”, iu përgjigj kreu i OVL-UÇK-së.

Qytetari më pas ngriti çështjen e buxhetit të Kosovës dhe dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“A i keni 20 miliardë buxhet? Çka na vyn 20 miliardë buxhet kur na dënohen këta?”, deklaroi ai.

Gucati iu përgjigj duke e drejtuar kritikën ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Qe ku është hajni, qe ku është mashtruesi. Unë s’jam Qeveria”, deklaroi Gucati, duke iu referuar Kurtit.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *