Lajmet e Fundit

Krasniqi për heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci: U bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran

Kryetar i Partisë  Demokratike të  Kosoves (PDK) Memli Krasniqi kujton heronjtë  Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dhe thotë se për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta.

Krasniqi përmes një  postimi në  “Facebook” ka thënë  se ata u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran

Postimi i plotë

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Sot, në 26 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, kujtojmë me nderim heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, së bashku me bashkëluftëtarët e pandashëm Fatime Hetemi, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci dhe Shefqet Zeka.

Nga organizimi dhe rezistenca politike, burgjeve jugosllave, e deri në betimin për luftë e liri deri në vdekje, Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës.

Për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta. Për të parën do të vdisnin me një buzëqeshje në fytyrë – sepse e dinin se kjo ishte rruga e vetme drejt nderit dhe përjetësisë.
Përgjithmonë mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificë e vetëmohim, u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran. Lavdi! ”. shkroi Krasniqi.

Prishtina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *