E martë, 3 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Berisha: Arlinda Zekaj ishte paralajmëruar nga Jetoni rreth një vit më herët se ditët i ka të numëruara ✦ Bajrami: Kurti ndau vetëm një milion euro për Unazën e Jashtme të Prishtinës, ky është shembulli me tregu për investimet kapitale të tij për 2027 ✦ Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera ✦ Festa e Halloween-it bëhet hot me paraqitjen e Martinës ✦ Rasti i vrasjes së Diana Kastratit: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Andon Jasharit ✦ “Nale dorën me nipa e mbesa”, Musliu-Shoshi kritikon punësimet në ministrinë e Glauk Konjufcës ✦ Nën patronatin e Presidentes Shiroka Pula, organizohet “Darka e Lamës” ku u mblodhën zyrtarët shtetërorë: Traditë që e lidh tokën me njeriun ✦ Kim Kardashian ndez atmosferën e festave me një paraqitje provokuese
Lajmet e Fundit

Vazhdon pjesëmarrja e Irlandës në KFOR

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Qeveria e Irlandës ka vendosur të vazhdojë pjesëmarrjen e Forcave të saj të Mbrojtjes në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR) edhe për 12 muaj të tjerë.

Vendimi është miratuar këtë javë dhe do të mbetet në fuqi pas qershorit të këtij viti, bëri të ditur ministrja irlandeze e Mbrojtjes, Helen McEntee.

Duke komentuar vendimin e Qeverisë, McEntee theksoi rëndësinë e misionit të KFOR-it për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“KFOR-i është një mision i rëndësishëm ndërkombëtar që fokusohet në krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët e Kosovës, si dhe në mbështetjen e përpjekjeve më të gjera ndërkombëtare për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, deklaroi ajo.

Ministrja kujtoi se që nga dislokimi i parë i ushtarëve irlandezë në Kosovë, në gusht të vitit 1999, më shumë se 3.000 pjesëtarë të Forcave të Mbrojtjes të Irlandës kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it.

“Gjatë kësaj periudhe, Forcat e Mbrojtjes kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në mjedisin e sigurisë në Kosovë, i cili mbetet i qëndrueshëm edhe sot”, u shpreh McEntee.

Ajo shtoi se misioni ka qenë gjideklaroishtu një mundësi e rëndësishme për mijëra pjesëtarë të Forcave të Mbrojtjes për të fituar përvojë profesionale dhe për të kontribuar në ruajtjen e paqes.

“Në emër të Qeverisë, dua t’i falënderoj të gjithë anëtarët e Forcave të Mbrojtjes që kanë shërbyer në këtë mision për gati tre dekada, duke kontribuar në stabilitetin e Kosovës dhe duke ofruar një mjedis të sigurt për qytetarët e këtij vendi”, deklaroi ministrja.

Vendimi u mirëprit edhe nga Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Irlandës, gjenerallejtënant Rossa Mulcahy, i cili vlerësoi se pjesëmarrja në KFOR u ofron forcave irlandeze përvojë të vlefshme operacionale dhe forcon bashkëpunimin me vendet partnere.

“Jam jashtëzakonisht krenar për të gjithë pjesëtarët e Forcave të Mbrojtjes që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në KFOR. Përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre janë një meritë për Forcat e Mbrojtjes të Irlandës dhe për vetë misionin”, deklaroi ai.

Aktualisht, 13 pjesëtarë të Forcave të Mbrojtjes të Irlandës shërbejnë në pozita të ndryshme në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, duke përfshirë oficerë dhe nënoficerë të angazhuar në fusha të ndryshme funksionale brenda misionit.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *