Politikë

Berisha: Arlinda Zekaj ishte paralajmëruar nga Jetoni rreth një vit më herët se ditët i ka të numëruara

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Berisha, gjatë deklarimit të tij, tha se më 12 nëntor 2025, Arlinda i kishte shkruar vëllait të saj, duke e njoftuar për një kërcënim që, sipas saj, ia kishte bërë bashkëshorti.

“Jetoni më paralajmëroi se krejt Kosova ka me marrë vesh se çka ka me ndodhë me ty, shijoj edhe këto ditë që të kanë mbetur”, citoi Berisha mesazhin që Arlinda i kishte dërguar vëllait.

Ai kritikoi edhe mënyrën se si institucionet i kishin trajtuar thirrjet për ndihmë të Arlindës, duke thënë se nuk kishte pritur që institucionet të ishin të pagabueshme, por as që paralajmërimet dhe kërkesat e saj për mbrojtje të shpërfilleshin në atë masë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Unë besoj që asnjë qytetarë i Republikës së Kosovës pa pasur pritshmëri që shtetin e kemi përfekt dhe që institucionet i kemi pagabime që krahasohen me shtete evropiane, por besoj që as shumë si ne që kanë ditë e kanë mujt me besu që kaq keq jemi katandisur e kaq keq shpërfillen ulurimat e britmat e thirrjet për tu bërë bashkë me fëmijë e për të qëndru në pronën e saj një qytetare që me dorën e saj e ka lënë amanet. Arlinda shkoi fizikisht nga kjo jetë në mënyrën më tinzare të mundshme ku një i ligë ia mori jetën, por duhet ta nënvizoj edhe një fakt që jeta e Arlindës nuk është marrë vetëm atë natë, si veprim ka ndodhë atë natë por si planifkim si paralajmërim së paku kemi prova të prekshme me paralajmërim shumë më herët se ditët i ke të numëruara. Arlinda më 12 nëntor të vitit 2025, një vit më herët, i shkruan vëllait të saj dhe i thotë vetëm po dua me të njoftu se Jetoni më paralajmëroi se krejt Kosova ka me marrë vesh se cka ka me ndodhë me ty, shijoj edhe këto ditë që të kanë mbetur”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se familja kërkon drejtësi jo vetëm për Arlindën, por edhe për gratë e tjera që presin mbrojtje nga institucionet.

“Ne jemi të interesuar për drejtësi, jo drejtësi hakmarrëse, për një person që ka humbur jetën në mënyrën më makabre të mundshme, por edhe për ato gra që janë në pritje për këtë drejtësi dhe për ato viktima të cilat nuk dinë me shkrujt e nuk njohin askënd në Polici e Prokurori”, deklaroi ai.

Avokati shtoi se rasti i Arlindës duhet të shërbejë si thirrje për mobilizim institucional dhe shoqëror, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

Po ashtu, Berisha tha se, po të ishte prokuror i rastit, do të niste hetime edhe ndaj bashkëshortit të saj për mundësinë e pjesëmarrjes në vrasje në formën e bashkëkryerjes, shtytjes apo nxitjes.

Ai theksoi se hetimi duhet të përfshijë edhe rrethanat që i kanë paraprirë vrasjes, duke shtuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te moszbatimi i një vendimi.

Nën patronatin e Presidentes Shiroka Pula, organizohet “Darka…

“Nale dorën me nipa e mbesa”, Musliu-Shoshi kritikon…

OVL-UÇK thërret për nesër konferencë për media

I shiti armët por i raportoi në Polici…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *