Lajmet e Fundit

Kurti për sulmin në Ibër-Lepenc: Nëse s’e ka bërë Serbia e kanë bërë Serbia e Rusia bashkë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sulmi mbi kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor.

Kurti ka thënë se nuk po mund ta paramendojë ligësinë aq të natryshme të dikujt, që në mënyrë kriminale i vendos 20 kilogramë eksplozivë e me lënë gjysmën e Kosovës pa energji elektrike e pa ujë.

Kurti ka thënë se kishte fat në fatkeqësi, pasi ka mundur të ketë vërshime e nuk do të kishte riparime të shpejta qysh janë bërë. Ai ka thënë se me këtë sulm është kaluar nga “lufta hibride në luftë kinetike”.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kurti ka thënë se s’ka dyshime se kush qëndron prapa sulmit.

“Nëse nuk e ka bërë Serbia e kanë bërë Serbia e Rusia bashkë”, ka thënë Kurti në KTV.

Ai ka përmendur tri momente në konferencën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ishin indikacione se Serbia qëndron prapa sulmit.

“E para kur tha se në vitin 1985 ekzistonte një projekt për t’ia ndërruar rrjedhën lumit Ibër, e bile edhe myslimanë e boshnjakë të Ribariqit në Sanxhak kishin kërkuar këtë gjë nga unë, por ju thash jo. E çka po i bie kjo, eksplodimi është plani B…Ajo pastaj e vdes Liqenin e Ujmanit që furnizohet prej Ibrit. Tjetra tha se të arrestuarit nuk i njoh kush janë, vetëm njërin e njoh. Tha se është njeri i mrekullueshëm. E treta tha se është e vërtetë që eksplozivi ishte i serbëve, por paraprakisht ishte konfiskuar prej Policisë së Kosovës”, tha Kurti./PrishtinaPost

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *