Organizatat e dala nga lufta kanë njoftuar se nesër do të organizojnë protestë në Prishtinë, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit.
Protesta është planifikuar të mbahet në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Përmes një deklarate para mediave, organizatorët kanë ftuar qytetarët për pjesëmarrje në protestë.
“Ftojmë të gjithë qytetarët që të dalin në protestë nesër, në ora 12:00, në sheshin ‘Skënderbeu’”, thuhet në thirrjen e tyre.
Protesta vjen pas zhvillimeve të fundit lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.


