Lajmet e Fundit

Polici Fatjon Hoti është arrestuar pasi që dyshohet ka plagosur një familjar të tij.

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
polici

Polici Fatjon Hoti është arrestuar sot në Dubravë të Istogut, pasi që dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur një familjar të tij.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), i cili ka dhënë detaje, lidhur me rastin, ka bërë të ditur se zyrtari policor tashmë është suspenduar.

“Bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor i cili deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën zyrtare. Personi i dyshuar në këtë rast (zyrtari policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” , kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *