Kulturë

Poeti Tafa ftohet në Sarajevë në hapjen e manifestimit kulturor “Ditët e Sidranit”

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Poeti Lulzim Tafa është ftuar në Sarajevë në manifestimin kulturor “Ditët e Sidranit”, i cili do të mbahet nga data 30 shtator deri më 5 tetor.

Ky festival mbahet në nder të 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh boshnjak, Abdullah Sidran, i cili para pak kohësh iku në amshim.

Manifestimi është organizuar nga qyteti i Sarajevës dhe Teatri Kamertal 55, në bashkëpunim me komunitetin shqiptar në Bosnje dhe Hercegovinë. Për disa ditë radhazi do të ketë aktivitete të ngjeshura kulturore dhe artistike, të cilat do t’i kushtohen jetës dhe veprimtarisë së Sidranit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sipas mediave boshnjake, manifestimi do të përmbyllet më 5 tetor me lexim artistik të poezive të Abdullah Sidranit dhe poetit kosovar Lulzim Tafa./Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *