Lajmet e Fundit

Plas sherri në një familje në Lipjan, 27-vjeçari i hyn dajak babait dhe vëllait

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton PrishtinaPost.

Kështu ka ndodhur dje në një familje në Lipjan, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

PrishtinaPost mëson se këtë herë i dyshuar është një 27-vjeçar, i cili i ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij, pas një mosmarrëveshje që plasi mes tyre.

Rasti u denoncua nga viktimat dhe Policia ka arritur të intervenojë, duke e arrestuar personin e dyshuar.I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me rastin.Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe është iniciuar hetimi për veprën ‘Dhunë në familje’.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *