Politikë

Alarmante dhe shqetësuese: Brenda vetëm 23 ditësh pesë persona u vranë në Gjilan

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Gjithçka nisi më 9 tetor 2026, kur një vrasje e dyfishtë tronditi fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit. Vetëm dy ditë më vonë, një tjetër i ri u vra në rrethana të rënda familjare, ndërsa mëngjesi i 1 nëntorit solli lajmin tragjik për vdekjen e një 27-vjeçari dhe foshnjës së tij.

9 tetor – Vrasja e dyfishtë në Livoç të Ulët

Më 9 tetor, Nafije Bogujevci, 27-vjeçare, dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci, 31-vjeçar, u vranë me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Për këtë krim të rëndë dyshohet bashkëshorti i Nafijes, Valon Ramushi, i cili, sipas raportimeve, pas ngjarjes u vetëdorëzua në Polici.

Nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë edhe Mazllum Bogujevci, 48-vjeçar.

Vrasja e dyfishtë shkaktoi reagime dhe tronditje, ndërsa organet e drejtësisë nisën procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave.

11 tetor – Babai dyshohet se vrau djalin 29-vjeçar në Pogragjë

Ende pa kaluar tronditja nga vrasja e dyfishtë, Gjilani u përball me një tjetër ngjarje tragjike.

Më 11 tetor, në fshatin Pogragjë, 29-vjeçari Bajram Arifi mbeti i vrarë me armë zjarri.

Për vrasjen dyshohet babai i tij, Ramiz Arifi.

Sipas informacioneve të raportuara, ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, ndërsa i dyshuari dyshohet se pas krimit u largua nga vendi i ngjarjes me veturë.

Kjo ishte ngjarja e dytë e rëndë brenda vetëm tri ditësh në territorin e Gjilanit, duke e çuar në tre numrin e personave të vrarë.

1 nëntor – Tragjedi në Demiraj, gjenden të vdekur babai 27-vjeçar dhe foshnja

Pas ngjarjeve të rënda të tetorit, edhe nëntori nisi me një lajm tragjik për Gjilanin.

Mëngjesin e së dielës, më 1 nëntor, në fshatin Demiraj, brenda një shtëpie u gjetën pa shenja jete Adonis Demiri, 27-vjeçar, dhe foshnja e tij e gjinisë femërore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se informacioni për rastin është pranuar rreth orës 08:47.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipet mjekësore dhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë përfundime zyrtare lidhur me rrethanat në të cilat humbën jetën babai dhe foshnja.

Pesë jetë të humbura brenda 23 ditësh

Nga 9 tetori deri më 1 nëntor, në tri ngjarje të ndara në Gjilan kanë humbur jetën pesë persona.

Tri viktima janë regjistruar në dy raste të vrasjeve me armë zjarri, ndërsa dy vdekjet e fundit, në Demiraj, mbeten nën hetim.

Nga Nafije dhe Egzon Bogujevci, te Bajram Arifi dhe deri te Adonis Demiri me foshnjën e tij, këto ngjarje kanë lënë pas familje në dhimbje dhe kanë ngritur shqetësime në opinionin publik.

Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë do të zbulojnë hetimet për rastin e fundit dhe cilat do të jenë përfundimet e organeve të drejtësisë për secilën prej këtyre ngjarjeve.

Natyra Kuçi akuzon QPS-në në Pejë për neglizhencë…

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Rrethanat e…

Gruaja e bashkëpunëtorit të Luan Dalipit emërohet konsulle…

Imami dhe ish-këshilltari i Konjufcës që u largua…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *