E diel, 7 Qershor 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Osmani: Pa qytetarët s’ka demokraci

Kandidatja për presidente të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, në shkollën “Shkëndija” në lagjen Hajvalia të kryeqytetit, është shprehur mirënjohëse për qytetarët sa i përket proceseve zgjedhore.

“Tashmë jemi në heshtje zgjedhore, por natyrisht unë jam shumë e lumtur me mënyrën se si qytetarët e Kosovës e marrin si detyrim kombëtar mundësinë që të kontribuojnë në çdo proces zgjedhor. Kjo është shumë shumë me rëndësi, sepse pa ta nuk ka demokraci dhe për këtë jam tepër mirënjohëse për gjithçka që bëjnë për këtë vend dhe nuk e ndalin kurrë kontributin”, deklaroi Osmani.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *