Lajmet e Fundit

Hamasi reagon pas vrasjes së Sinwar: Mos mendoni se u zhdukëm

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ka ardhur edhe reagimi i parë i Hamasit pas vrasjes së liderit të saj, Yahya Sinwar. Një përfaqësues i kësaj organizate hodhi poshtë spekulimet për një fund të grupit militant.

Hamasi është një “lëvizje çlirimtare e udhëhequr nga njerëz që përpiqen për liri dhe dinjitet, dhe kjo nuk mund të eliminohet”, tha Basem Naim, anëtar i lartë i Byrosë Politike të Hamasit, në një deklaratë të premten.

Naim nuk e konfirmoi vdekjen e Sinwar por gjithashtu nuk e mohoi.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Me sa duket Izraeli beson se vrasja e udhëheqësve tanë do të thotë fundi i lëvizjes sonë dhe luftës së popullit palestinez, por me çdo vdekje të një prej liderëve të tij, Hamasi është më i fortë dhe më popullor”, argumentoi Naim, shkruan The Jerusalem Post. transmeton PrishtinaPost

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *