E diel, 14 Qershor 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Operacioni “Reçaku II”, pesë të arrestuar për krime lufte

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili po zhvillohet për hetimin e krimeve të luftës.

bazuar në njoftimit zyrtar, operacioni i koduar “Reçaku II” është duke u realizuar në disa lokacione të ndryshme, ku janë ekzekutuar edhe urdhër-kontrolle nga autoritetet kompetente.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po zhvillohen veprimet hetimore, ndërsa për rastin pritet të jepen detaje shtesë në një konferencë për media.

Hetimet janë pjesë e një procesi më të gjerë për zbardhjen e krimeve të luftës të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *