Lajmet e Fundit

U përjashtua për shkak të tatuazhit në vendin intim nga Lojërat Olimpike e fotove provokuese, Luana thyen heshtjen

Lajmi për largimin e notares paraguaiane Luana Alonso nga fshati olimpik për “sjellje të papërshtatshme” shkaktoi shumë diskutime.

Ndonëse zyrtarët e misionit paraguaian nuk dhanë më shumë detaje për vendimin e tyre, duke u mjaftuar me faktin se prania e 20-vjeçares Alonso ndikon negativisht tek bashkatdhetarët e saj, ajo që duket se e ka “djegur” ishin postimet në rrjetet sociale pas përfundimit të garës së saj në Lojërat Olimpike në Paris, pasi në ditën e parë të lojërave ajo kishte dalë e 6-ta në 100 metra dhe nuk kishte arritur të kualifikohej në gjysmëfinale.

Sipas Daily Mail, një nga gjërat që ndikoi negativisht ishte se Alonso zgjodhi të vishte rrobat e saj, në vend të atyre të delegacionit të Paraguajit.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani
luana a lonsom 453014315 18425958490068526 5659050596426003265 n 1024x1024

Ajo kishte postuar edhe foto në rrjetet sociale nga shëtitja e saj në Paris dhe vizitat e saj në butikë veshjesh dhe restorante. Alonso ka vizituar edhe EuroDisney dhe ka realizuar fotot të ndryshme.

Sipas të njëjtave informacione, Alonso në Paris ka qëndruar në Hotel Pastel pranë Harkut të Triomfit, ndërsa ka vizituar dyqanin Yves Saint Laurent në Champs Elysee, si dhe selinë e Louis Vuitton.

Pas bujës, Alonso ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku shkruan: Dua të bëj të qartë se nuk jam pushuar nga puna, as jam dëbuar nga askund, ju lutem mos shpërndani informacione të rreme.

luana lonsom 292807498 729260364959629 3472250157227292220 n

Nuk dua të them asgjë më shumë, por nuk do të lejoj që gënjeshtrat të ndikojnë tek unë.

Një javë më parë ajo njoftoi tërheqjen e saj nga noti me një postim në rrjetet sociale.

“Tashmë është zyrtare! Po tërhiqem nga noti, faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen! Më fal Paraguaj !” ka shkruar ndër të tjera në Instagram.

Alonso mban një profil mjaft aktiv në Instagram, duke postuar video dhe foto si nga pishina, ashtu edhe nga përditshmëria e saj, ku nuk heziton të tregojë trupin e saj seksi./PrishtinaPost

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *