Një 29-vjeçar nga Vushtrria, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për një vepër të rëndë penale, është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë.
Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e 13 qershorit, rreth orës 23:30, gjatë një pike kontrolli të njësive të Stacionit Policor Jugu në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.
Pas verifikimeve, Policia e Kosovës ka njoftuar menjëherë ILECU-n, përmes kanaleve zyrtare të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe Prokuroren kujdestare për Krime të Rënda, e cila ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.
I dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të mëtejshme që lidhen me kërkesën ndërkombëtare për arrestimin e tij.
Arrestimi i Barllajt konsiderohet një tjetër rast i bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve vendore dhe atyre ndërkombëtare në lokalizimin e personave të kërkuar për vepra të rënda penale përtej kufijve të Kosovës.
Shënim: Personi i përmendur në këtë raportim konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.


