Aktorja e njohur turke, Nebahat Çehre, e cila u bë e famshme për rolin e saj si Valide Sulltan në serialin historik “Sulejmani i Madhërishëm”, vazhdon të jetë një frymëzim për publikun edhe në moshën 82-vjeçare.
Fotografia e fundit e aktores, shpërndarë gjatë pushimeve verore, ka habitur të gjithë me pamjen e saj mbresëlënëse fizike, duke treguar se bukuria dhe vitaliteti nuk njohin moshë. Çehre ka ndarë një mesazh motivues: “Së pari, kujdesu mirë për veten. Pjesa tjetër do të lulëzojë natyrshëm”, duke inkurajuar fansat të mirëmbajnë veten.
Mediat turke e cilësojnë Nebahat Çehre si një ikonë të bukurisë dhe elegancës në moshën e tretë, duke theksuar se ajo duket e mrekullueshme për vitet që ka. Karriera e saj artistike nisi si modele, duke kurorëzuar me titullin “Miss Turqia” në vitin 1960, çka hapi dyert drejt botës së aktrimit.
Fama e saj ndërkombëtare u vulos me rolet në serialet hit si “Sulejmani i Madhërishëm” dhe “Dashuri e Ndaluar” (Aşk-ı Memnu), ku interpretimi i saj si Firdevs Yoreoglu fitoi admirimin e gjerë. Çehre ka shprehur shpesh krenari për moshën dhe ka theksuar se plakja nuk e tremb, duke zbuluar se sekreti i saj qëndron te një stil jetese i shëndetshëm dhe respekti për trupin.


