Showbiz

Eduard Kuçi në kërkim nga Policia Shqiptare për moskallëzim krimi pas sulmit të fundit

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Policia Shqiptare ka shpallur në kërkim Eduard Kuçin, i cili dyshohet të jetë përfshirë në incidentin e fundit që ka vënë në pranga Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin. Gazetarja Anila Hoxha raporton se Kuçi përballet me akuzën e “moskallëzimit të krimit”, pasi nuk ka njoftuar autoritetet për sulmin, duke e konsideruar atë fillimisht si një “mosmarrëveshje të thjeshtë për shkak të bllokimit të rrugës me makinë”.

Pas verifikimeve të kryera, policia ka konfirmuar ngritjen e akuzës ndaj tij dhe ka nisur kërkimin. Hoxha sqaroi se bëhet fjalë për një kërkim policor, jo një masë e caktuar nga gjykata apo prokuroria, me qëllim marrjen e sqarimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka paraqitur kërkesën për masën e sigurisë “arrest me burg” për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin, ndërsa pritet vendimi i gjykatës. Hetimet vijojnë gjithashtu për dëmtimet e mundshme trupore të Eduard Kuçit, për të cilat është kërkuar akt-ekspertim, si dhe për çështjen e përdorimit të simboleve të Policisë së Shtetit gjatë incidentit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Hetimet për këtë rast nuk janë nisur nga një denoncim i Eduard Kuçit, por nga iniciativa e vetë policisë pas shqyrtimit të pamjeve filmike të ngjarjes. Çështja mbetet nën hetime aktive.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *