Showbiz

Tension në skenë: Gimbo dhe Gjesti përballen gjatë performancës live – Pamjet zbulohen

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë një koncerti të fundit në kryeqytet, duke krijuar tensione mes artistit Gjesti dhe DJ Gimbos. Performanca, e cila po mbahej në një nga klubet e Prishtinës, u ndërpre papritur për shkak të një defekti teknik.

Siç shihet edhe në pamjet filmike që po qarkullojnë me të madhe në rrjetet sociale, gjatë një interpretimi të përbashkët, mikrofoni i këngëtarit Gjesti ka pësuar një shkëputje. Kjo situatë ka bërë që vija melodike dhe vokali i këngës të dëgjohen pa ndërprerje në sfond, ndërsa artisti nuk ka qenë duke kënduar live.

Ky moment ka nxitur reagime të shumta nga publiku, i cili ka theksuar se këngëtari u zbulua duke mos performuar live. Pamjet tregojnë një Gjesti të tensionuar, i cili i kthyer drejt DJ Gimbos, i ka bërë me shenja dhe e ka pyetur: “Pse e lëshove?”. Artisti ka shfaqur qartazi nervozizmin dhe acarimin për këtë ngatërresë në mes të performancës.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *